Vllaznia e këtij sezoni, është kthyer në pikë referimi jo vetëm për tifozët e qytetarët shkodranmë, por edhe për ata që jetojnë jashtë territorit gjeografik të Veriut e madje jashtë Shqipërisë. Ditën e sotme, ish- sportisti Helidon Bushati, ka konsumuar një kafe miqësore me sponsorin e Vllaznisë Alban Xhaferi.
Ka qenë vetë Bushati që ka publikuar një foto, duke e shoqëruar edhe me disa rreshta:
“Një kafe miqësore me Alban Xhaferrin. Të gjithë i kemi sytë nga djemtë tanë kuqeblu. Rrugëtimi drejt fitores nuk është gjithnjë i lehtë,
por Vllaznin asgjë nuk e ndal këtë herë drejt titullit kampion. “, shkruan Helidon Bushati.
Shumë mbase mund të mendojnë se mes rreshtave “ka një mesazh politik” meqenëse Bushati është drejtues i fushatës elektorale për PD-në në Qarkun e Shkodrës. Megjithatë, nuk duhet harruar se Helidon Bushati është një ish- sportist, basketbollist i Vllaznisë deri tek të rinjtë.
Më shumë se një kafe me ngjyrime të tjera, është një takim mes një ish- sportisti, tifozi dhe qytetari shkodran me sponsorin e Vllaznisë Alban Xhaferi. Asaj Vllaznia që këtë sezon po na bën të ëndërrojmë. /ShkodraWeb Media/