Shembet ndertesa me fasaden prej xhami pranë stadiumit kombëtar. Kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke e quajtur kete çibanin e fundit shkruan se ne kete menyre rrezohet edhe “ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare”. Aksioni ka nisur ne oret e para te mengjesit te sotem. Në këtë godinë ishin vendosur disa biznese, si bar kafe dhe fast food.
Postimi i Veliajt: Çibani i fundit! Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq. #TiranaNukNdalet.