Shkëlzen Berisha, djali i kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish- kryeministrit Sali Berisha, mësohet se ka mbërritur në SPAK.
Ende nuk dihen detaje zyrtare në lidhje me paraqitjen e tij në ambientet e Strukturës së Posaçme, por paraprakisht mendohet se është thirrur për çeshtjen e Gerdecit.
Mësohet se prokurori që ka thirrur Shkëlzen Berishën në SPAK ka qenë Klodian Braho, prokuror që po heton këtë çeshtje.