Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër: Për 4 ditë radhazi Shkodra mirëpriti Konferencën e 15-të Kombëtare të Përzgjedhjes së European Youth Parliament Albania!
Të rinjtë shqiptar krah atyre evropian diskutuan mbi tematika të rëndësishme që lidhen me sfidat që kanë sot vendet tona. Pata kënaqësinë t’i përshëndesja dhe njëkohësisht të falenderoja organizatorët që zgjodhën Shkodrën për zhvillimin e kësaj konference.
Duke marrë përvojën më të mirë të angazhimit të të rinjve evropian, i ftova vajzat dhe djemtë që përfaqësojnë Shqipërinë të mos ndalen së treguari që janë një zë i fortë për vendin e tyre. Ta japin kontributin konkret, duke marrë angazhime që kam bindjen se askush më mirë se rinia nuk i çon përpara.