Kreu i shtetit është shfaqur muajt e fundit në “vijën e parë” për zgjidhjen e ngërçit politik dhe institucional që po kalon vendi. Megjithatë, ai nuk ka reshtur së përcjelluri edhe mesazhe, të cilat jo rradhë janë përkthyer si mesazhe “të koduara” për dikë/disa. Nuk kanë munguar as postimet pa shumë lidhje, një nga të cilët mëngjesin e ditës së sotme në rrjete sociale.
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të japë një tjetër “mesazh të koduar” nëpërmjet publikimit të një fotoje në Facebook. Teksa ndodhet poshtë një peme shege, kreu i shtetit shkruan se “Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!”.