Bashkia e Shkodrës ka terhequr nga diskutimi, shqyrtimi apo vendimmarrja, projektvendimin për parkingjet me pagesë në qytetin e Shkodrës. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pasditen e të mërkurës, pas një shkrese të kryebashkiakut Benet Beci për këshilltarët bashkiakë.
Sipas kryebashkiakut Beci, terheqja e projektvendimit ka ardhur pas diskutimeve të zhvilluara në Komisionin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, dy ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Qytetari i parë i Shkodrës shkruan për dëgjesa të tjera publike lidhur me këtë temë, teksa njofton këshilltarët se do tu vërë në dispozicion studimi mbi parkigjet me pagesë të hartuar nga specialistë të huaj në kuadër të projektit SEMP.