Zgjerimi i Shkodrës gjatë shekujve ka pasur faza të ndryshme deri në ditët e sotme. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore e Shkodrës në një postim në rrjetet sociale publikoi gravurën që tregon fortesën e Shkodrës, ruajtur në Bibliotekën Ambrosiana të Firences, e vitit 1877.
Sipas DRTK Shkodër, qyteti ruajti truallin e vet antiko- mesjetar me një zhvendosje më në lindje, në pjesën fushore deri në fillim të shek.XIX. Lagjet e reja kryesisht merrnin emrin e ofiqarëve osmanë, pozicionit gjeografik apo zejeve që ushtronin banorët.
Topat e Hafiz Pashës në 1835 dhe tërmetet e viteve 1815, 1837, 1852, 1905 ndikuan në shpërnguljen e banorëve nga qyteti vjetër, për në perëndim drejt pazarit dhe fushave të liqenit të Shkodrës. Devijimi i Drinit pas vitit 1858, shënoi deklinin e qendrës që mori hov në periudhën e Pashallekut të Shkodrës.
Nga të paktat gjurmë që ruhen sot janë vetëm toponimia e lagjeve Tabake, Bexhene, Ajasem rrënojat e xhamisë Tabake, dhe të asaj Qafë-Kala, çinari shekullor monument natyre.