Siç është bërë tashmë e ditur, këtë të shtunë nis BigBrother VIP, edicioni i tretë. Organizatorët e Top Channel kanë bërë me dije se sivjet moderator do të jetë Ledion Liço ndërsa regjisor, Ergys Lubonja, duke spostuar respektivisht në këto pozicione Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.
Ky i fundit, ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në një destinacion malor jashtë vendit bashkë me Arbanën, bashkëshorten e tij, me të cilën janë prindër të një djali dhe një vajze, pa harruar edhe Jonin që moderatorja ka nga martesa e parë.
Mesa duket, vëmendja e regjisorit nga Malësia e Madhe, është edhe në Tiranë, aty ku pas pak orësh, do të nisë spektakli BBVip 3, i cili ka pritshmëri të larta por vështirë të arrijë në audiencë paraardhësin.
Në një publikim në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga mjediset e vjetshme të brendshme të BBVip, Eduart Grishaj ka një mesazh për stafin e tij që sivjet do të bëjë punën që në edicionin e kaluar, e realizonte Grishaj.
“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën, në autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projektet e reja këtë vit. Mirupafshim YJEEE!”, shkruan Grishaj.