Shkruan në Facebook Edona Bilali, sapo e zyrtarizuar si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipermarrjes në qeverinë “Rama 3”: Ditët përpara fillimit të detyrës si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i shfrytëzova për tu përditësuar mbi objektivat dhe arritjet e deri tanishme në këtë funksion.
Gjej rastin të falenderoj Eduard Shalsi për të gjitha këshillat, instruksionet dhe energjinë pozitive që më transmetoi në çdo takim të këtyre ditëve. Z. Shalsi do të jetë kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, komision shumë i rëndësishëm parlamentar me të cilin do të vazhdojë të na lidhë puna në vijim për mbrojtjen e sipërmarrjes. Uroj të vazhdoj me sukses punën e tij në funksion të përmbushjes së misionit.