Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës. Në krye është e deleguara e kryesisë së PSSH- së për Shkodrën, Elisa Spiropali.
Ka qenë pikërisht Spiropali ajo që ka informuar për takimin e radhës, përmes publikimit të një fotoje në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një tekst të shkurtës.
“Me Etjenin dhe super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër. Gati.”, shkruan Spiropali duke nënkuptuar se PS është tashmë gati për fushatën e 14 maj 2023 për qarkun Shkodër.
Bëhet me dije se takimi është organizuar paraditen e sotme në një nga hotelet e Shkodër, në formën e një trajnimi përgatitës për fushatën. Përveç kryebashkiakëve aktualë, në foto shihet edhe Benet Beci, i cili pret zyrtarizimin si kandidat për Bashkinë Shkodër.