Bjellorusia deklaron se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe atyre ruse, teksa pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.
Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit me Bjellorusinë, pavarësisht raporteve me diktatorin e vendit fqinj Alexander Lukashenko, i cili është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit rus.
“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.
Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”
Kujtojmë se presidenti i Ukrains Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.
“Si gjithmonë, unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le ta provojnë”, tha ai.