Që prej dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka qenë prezent në media, por siç bëri të ditur dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ai në fakt ka qenë në takime me demokratë ne zona të ndryshme të vendit.
Sot pasdite, siç duket dhe nga foto e bërë në ambientet e një lokali në Ndroq, Basha shihet duke biseduar me antarë të Partisë Demokratike.
Ish-kryetari i PD-së, ka bërë të ditur edhe në tekstin e dorëheqjes se ai do të vazhdojë të kontribuojë për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë PD-në më të madhe dhe fituese.
Tashmë jashtë “dritës” së reflektorëve si një deputet i thjeshtë i PD- së, Basha ka nisur të takojë demokratë, gjë që pritej ta bënte ndërsa Berisha startoi me “Foltoren” e tij pas 9 shtatorit 2021.