Bashkëshortja Fitore Beci, ka qenë një mbështetëse e fortë publike për Benet Becin në rrugëtimin e fushatës elektorale të 14 majit 2023 për Bashkinë e Shkodrës.
Përmes publikimeve në rrjete sociale, ajo ka qenë e pranishme në këtë fushatë, siç edhe me pjesëmarrjen në mjaft takime të organizuara në kuadër të saj, në disa raste, edhe me fëmijët, djalin e vajzën.
Ditën e sotme, e fundit e fushatës zyrtare për 14 majin, Fitore Beci ka bërë një dedikim domethënës për bashkëshortin.
“Kam qenë gjithmonë krenare në rrugëtimin jetësor me ty, po sot më shumë se kurrë. Tashmë s’je veç dashnia jeme, po dhe e Shkodrës.”, shkruan Fitore Beci në publikimin e saj në Facebook.
Nuk ka asnjë dyshim që bashkëshortja, fëmijët, familja, kanë qenë një vlerë e shtuar e fushatës së Benet Becit për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Shkodrës.