Teatri “Migjeni” Shkodër ka treguar një ndjeshmëri të lartë, të natyrshme, për çeshtjen e Teatrit Kombëtar. Ka qenë trupa që është solidarizuar me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit menjëherë. I njëjti solidaritet ishte edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar, ku u organizua protesta e heshtur dhe ditën e djeshme të rinjtë e Shkodrës, të dashuruar me skenën e teatrin.
Sot pasdite, tjetër lëvizje e veçantë. Në hyrjen kryesore, dy postera gjigand. Tek njëri, ndertesa e Teatrit Kombëtar deri ditën e diel në mëngjes ndërsa tek tjetri, Roza Gjugja Anagnosti, e mbështjellë me flamurin kombëtar dhe në prehër Teatrin Kombëtar. “Rrno per me tregue”, tema e këtij instalacioni apo demonstrimi publik, nëse mund të quhet i tillë.
Edhe pse jo zyrtarisht, duket se ideja fillestare për një tjetër simbol të fortë në mbështetje të Aleancës dhe Teatrit Kombëtar, duket se ka qenë e Rita Gjeka, Mjeshte e Madhe dhe drejtore e Teatrit Migjeni. Sipas gjasave, edhe në ditët në vijim do të ketë të tilla surpriza të këndshme artistike./ShkodraWeb Media/