Djali i George Soros, Alexander Soros ka zgjedhur të pushojë disa ditë në jug të bregdetit shqiptar, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.
“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”, shkruan ai.