Makina e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në rrugën dytësore, paralel me autostradën Tiranë-Durrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një makinë “Land Rover”, të marrë me qira në Rinas nga viktima, teksa rruga ishte në errësirë totale.
Nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.
Ndërkaq, ai nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më dy korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat.
Teksa ka kontrolluar banesën e Calit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga Xhemile Calin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Calin, i cili u arrestua më vonë.