Të mërkurën në “Loro Boriçi”, Vllaznia luan një ndeshje mjaft të rëndësishme për Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë do të përballen me Flamurtarin e Vlorës me synim kalimin e turit.
Në ndeshjen e parë në Vlorë, Vllaznia u përmbys 1- 2 nga vendasit, ndërsa në ndeshjen e të mërkurës, kërkohet me çdo kusht fitorja dhe natyrisht, kalimi në turin pasardhës të Kupës.
Në faqen zyrtare të Vllaznisë në Facebook, është publikuar edhe posteri reklamues i ndeshjes. Ajo që bie në sy është një shënim publik poshtë, ku shkruhet se “KF Vllaznia – Faqja Zyrtare kufizoi personat që mund të komentojnë në këtë postim.”.
Kështu, Vllaznia duket se është futur në “heshtje shtypi” para kësaj ndeshje dhe humbjes me Partizanin në Shkodër për Superligë, duke treguar se situata në klub nuk është më e mira e mundshme.
Ndërkohë, nuk mungojnë as reagimet e tifozëve. Ata kërkojnë që kjo faqe në Facebook të heqë kufizimet për komentet, duke u shprehur madje se “nuk jemi në Korenë e Veriut”. /ShkodraWeb/