Stafi teknik i Vllaznisë është vënë menjëherë në punë. Pas prezantimit para mediave të Brdariç, Plorit, Osjes dhe Lekiqit, ata janë mbledhur së bashku për të parë nga afër afrimet e mundshme për përforcimin e skuadrës por sipas gjasave, edhe paraqitjen e futbollistëve që vjet luajtën me Vllazninë, ata që janë nën kontratë apo ata që mendohet të merren sërish.
Nisja e punës është bërë e ditur nga klubi kuqeblu përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, ku është postuar një foto e shoqëruar edhe me komentin si më poshtë:
“Stafi teknik nuk humbet kohë, fillon menjëherë nga puna. Po skanohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të gjitha afrimet e mundshme tek Vllaznia.”. Shpresojmë dhe urojmë që gjithçka të nisë me këmbën e mbarë për Vllazninë tonë! /ShkodraWeb Media/