Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për humbjen e Brazilit sot përballë Belgjikës, duke u eliminuar kështu nga Botëror 2018.
Mes ironisë kreu i qeverisë ka publikuar një fotomontazh, ku shihen yjet e futbollit, skuadrat e të cilëve u eliminuan nga botërori.
Në një krah të fotos shihen Mesut Ozil i Gjermanisë, Leo Messi i Argjentinës, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Sergio Ramos i Spanjës të hipur në një motor, ndërsa Neymar i Brazilit i pret në autostop./balkanweb/