Shfaqja e 43- të e “Notre Dame de Paris” ishte në Arena të Veronës në Itali. Opera moderne e përshtatur nga romani i Viktor Hygoit, nga data 3 deri me 6 tetor 2019 ka parë të ngjitet në skenë Elhaida Danin dhe Riccardi Cocciante. Kombinimin e kësaj opera me Arena-n e Veronës, Cocciante e konsideron si “Xhevahir në xhevahir”.
Performanca e Elhaida Danit, vajzës nga Shkodra që shpërtheu ndërkombëtarisht në “Voice of Italy”, ishte konfirmim i profesionalizimit të saj që e kanë njohur tashmë prej vitesh, skenat më të mëdha të botës. “Notre Dame de Paris” me muzikën e Riccardo Cocciante-s dhe interpretimin e Elhaida Danit, është duartrokitur gjatë edhe në mbylljen në Arena të Veronas.
Arena e Veronas ishte vetëm fillimi i turit italian të “Notre Dame de Paris”, e cila do të shfaqet edhe në Milano, Bologna, Firenze, Napoli, Bari, Torino, Roma, Genova, Eboli, Reggio Calabria, Catania e Ancona.