Kampion kombëtar si individ për herë të tretë radhazi! Para pak minutave, Franc Ashiku është shpallur kampion duke merituar edhe kupën përkatëse.
Kampionati kombëtar individual u zhvillua në “Air Albania” nga data 17- 23 tetor 2020 dhe rivaliteti ishte mjaft i forët, teksa fituesi u përcaktua vetëm në ndeshjet e ditës së fundit.
Fitores së Franc Ashikut, i është gëzuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, e cila në në publikim në faqen zyrtare në Facebook, shkruan:
“Franc Ashiku kampion kombëtar në sportin e bukur të shahut! Tradita e mrekullueshme e këtij sporti në Shkodër, po rikthehet me këtë kampion që për herë të tretë e sjell titullin në qytetin tonë.
Pas një gare të fortë, në fazën finale që zgjati nga 17 deri 23 tetor 2020, Franc Ashiku arriti të mbledhë 5.5 pikë duke u renditur i pari.
Urime për titullin e tretë radhazi! Suksese #kampion!”.