Argjentina “në shtëpi” ashtu si edhe Gjermania. Një tjetër kampione e botës largohet nga Botërori, por këtë herë nga një tjetër kampione bote, Franca. Pritej Griezman por në fakt spektakli francez ka patur emrin e Mbappe. Ka marrë një penallti të kthyer në gol nga Griezman, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një paraqitje që padyshim e bën “njeriun e ndeshjes”. Goli i katërt i Francës mban firmën e mbroktësit Havard, për të mbyllur gjithë ndeshjen me fitoren 4 – 3 për transalpinët. Me paraqitjen e sotme, Franca do të jetë një kundërshtar i fortë edhe për fituesin e çiftit Uruguaj- Portugali. Botërori përfundon pa shumë lavdi për Argjentinën por edhe për Messin.