Është padyshim kantautori më i njohur aktualisht në Shqipëri por edhe një nga artistët më të spikatur. Frederik Ndoci, prej disa kohësh është në SHBA, atdheun t tij të dytë. Qëllimi ishte realizimi i një projekti të madh dhe ambicioz: Hapja e një akademie muzike dhe arti në Clearwater të Floridas në SHBA. Dhe sigurisht, ia ka arritur.
Promovimi apo hapja zyrtare e “Frederik- Academy of Music & Art” vetëm para pak orëve, ka mbledhur shumë shqiptarë, sigurisht, në krye të vendit shkodranët. Ka qenë një festë e vertetë ku nuk ka munguar muzika por edhe fotografitë si kujtim nga një event mjaft i rëndësishëm. Të gjithë ata që kanë dëshirë të provojnë nëse kanë talane por edhe ata që e kanë atë dhe kanë nevojë për drejtim e përpunim artistik, mundësia që u jepet është unikale, për të patur profesor Frederik Ndocin.
Këtë rast tani për tani, e kanë shqiptarët por jo vetëm, që jetojnë në Florida. Por ata që e njohin nga afër Frederikun, e dinë se përveç ideve të shumta, ai njihet për këmbënguljen në realizimin e projekteve dhe surprizat… Nëse çdo gjë shkon mirë, nuk është çudi që “Frederik- Academy of Music & Art” të shtrihet edhe në shtete të tjera të SHBA-ve.
Një kantautor dhe artist si ai, është momenti që të kontribuojë zyrtarisht për artistët e rinj, gjë që Frederiku e ka bërë në vijimësi, por tanimë e ka kthyer në institucion arti siç është “Frederik- Academy of Music & Art” e sapolindur. Mbetet vetëm ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe fatlumët e parë janë ata në Florida të SHBA-së, më saktësisht në adresën: 2221 N Hercules Ave 33763 Clearwater, FL, US ose duke kontaktuar edhe me telefon në numrin +1 914 450 9418.
Përveç se një hap shumë i rëndësishëm në karrierën brilante të Frederikut, përveç se një mundësi e rradhë për të gjithë ata që aspirojnë botën e artit, “Frederik- Academy of Music & Art” është një motiv krenarie për shkodranët e shqiptarët, kudo ku ata jetojnë. Suksese Frederik, suksese “Frederik- Academy of Music & Art”! /ShkodraWeb Media/