Edhe pajisjet në avionin presidencial ‘Air Force One’ mund të prishen. Pas më shumë se një çerek shekulli që u instaluan, dy nga frigoriferët në avionin e presidentit amerikan që duhet të ndërrohen nuk janë të lirë, shkruhet në një artikull të ‘New York Times’.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes, Kompania Boeing fitoi një kontratë 24 milion dollarëshe në dhjetor të 2017 për të ndërtuar frigoriferët për avionin presidencial.
“Dy frigoriferët që do zëvendësohen u instaluan në avion në 1990 dhe nuk janë në gjendje të funksionojnë si duhet. Frigoriferët u bazuan në teknologjinë e asaj kohe dhe u dizenjuan për të mbajtur ushqime për një kohë të shkurtër” tha një deklaratë të shtunën ‘Air Force’.
Sipas kontratës – për $23,657,671- frigoriferët priten të përfundohen më 30 tetor 2019 dhe ushqimet për pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit presidencial mund të mbahen brenda për disa javë, pa pasur nevojë të furnizohen për një periudhë të gjatë kohe.
Presidenti Trump më parë ka kritikuar shpenzimet e lidhura me avionin. Në dhjetor të 2016, një muaj para ceremonisë së inaugurimit, ai u ankua përmes një postimi në Twitter se “Boeing po ndërton një avion të ri ‘747 Air Force One’ për presidentët e ardhshëm, por kostot për ndërtimin e tij janë jashtë kontrollit, më shumë se 4 miliard dollar. Anulloni urdhrin”.
Më vonë Trump tha për gazetarët se kostot për avionin e ri ishin ‘qesharake’
Ndërkohë ‘The Washington Post’ raportoi para një viti se pas udhëtimit të tij të parë me ‘Air Force One’ në janar të 2017, Trump zbuti qëndrimin e tij dhe e quajti ‘një avion fantastik’.