Franca në emergjencë nga zjarret. Mediat vendase raportojnë se gjatë natës janë evakuuar të paktën 10 mijë persona pas një zjarri masiv që ka përfshirë Jug-lindjen e vendit. Të paktën 400 hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët në Bormes-les-Mimosas një zonë mjaft e frekuentuar gjatë stinës së verës. Po ashtu vatrat e zjarrit janë aktive prej tre ditësh edhe në zona siç është Golfo në Saint Tropez. /BALKANWEB.COM/