Rrugëtimi im filloi në qytetin tim të dashur, Shkodra. Mbarova Bachelorin në Administrim Biznes dhe Masterin në Kontabilitet pranë Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Gjatë studimeve bachelor, përjetova eksperienca të mrekullueshme me praktikat e punes (si pjese e programit te studimit) tek Raiffeisen Bank dhe Bashkia Shkodër, që më ndihmuan të zbuloja pasionin tim për kontabilitetin. Kjo më bëri të vendos të ndjek studimet e Masterit Shkencor në Kontabilitet.
Pas diplomimit bachelor, hapi im i parë i madh ishte tek FED invest, ku fillova si arkëtare dhe shpejt u promovova në Back Office për degën Shkodër. Kjo përvojë më dha besimin të ndiqja ëndrrën time përtej oqeanit. Në 2019, erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur një mundësi të pabesueshme.
Sot, punoj si kontabiliste në një CPA Firm në zemër të New York City, një nga qytetet më dinamike në botë. Në fillim mendova të vazhdoja studimet këtu, por eksperienca dhe trajnimi që po marr më kanë lejuar të shkëlqej profesionalisht pa pasur nevojë për një diplomë Amerikane.
Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për bazën e fortë që mora nga Fakulteti Ekonomik, UNISHK në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që më përgatiti për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. /Nga Danjela NDOCI, publikuar në Facebook/