Oakville është një qytet në rajonin Halton, Ontario, Kanada. Është i vendosur në liqenin Ontario, mes Toronto dhe Hamilton. Sipas një censusi të popullsisë në 2021, ajo ka 213.759 banorë, duke qenë më qyteti më i madh në Ontario. Oakville është pjesë e Greater Toronto Area, një nga zonat me densitetin më të madh të popullsisë në Kanada. Po pse ky përshkrim i gjatë për këtë qytet të Kanadasë?
Sepse tashmë ai ka një lidhje të veçantë me Shkodrën, më saktë me një familje që duket se po jep kontribut në qytetin Oakville. Është familja Kaçi nga Shkodra, e cila është vendosur në këtë qytet ku përveç integrimit të plotë, po kontribuon edhe me kulinarinë duke hapur një restorant. Gazeta e qytetit, https://oakvillenews.org/ i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj familje, të cilin po ua përcjellim më poshtë të plotë.
Qendra e Oakville është e bekuar në shumë mënyra. Që kur u hoqën kufizimet e rikonstruksionit të rrugës Lakeshore dhe Covid, ka mbi 50 objekte të reja në qendër të qytetit!
Ky peizazh i gjallë i shitjes me pakicë, është një tjetër nga gjërat që e bëjnë pjesën tonë të vogël të botës kaq interesante. Shumë biznese janë unike. Ne kemi shkruar për disa prej tyre. Tani vizitojmë një tjetër.
“Pizzeria 4 Stelle” (Piceri 4 Yje), në anën veriore të Lakeshore, sapo ke kaluar Lululemon, hapi në shkurt 2021, restoranti i parë i ri i picave në qendër të qytetit që nga hapja e Pizzaiola pothuajse dhjetë vjet më parë. Faza e fundit e rindërtimit të rrugës së liqenit përfundoi, por kufizimet Covid vazhduan të mbërthejnë zonën.
Pronarët, familja Kaçi, ishin emigrantë të fundit nga Shqipëria. Historia e tyre është më interesante.
Pica shqiptare? Shqipëria, e cila përshkon detet Adriatik dhe Jon, është më pak se pesëdhjetë milje në lindje të thembrës së çizmes së Italisë. Ajo ka një histori të ndërlikuar, disi të ndërthurur me Italinë ndër shekuj.
Për herë të parë u vu re në një hartë të botuar në vitin 150 pas Krishtit nga gjeografi dhe astronomi romak, Ptolemeu, si qyteti romak i Albanopolis, pas Albanoi-ve, që jetonin përreth qytetit.
Në vitin 1204 pas Krishtit, Venecia fitoi kontrollin për një kohë gjatë kryqëzatës së katërt. Luftëra të ndryshme u zhvilluan në shekujt pasardhës deri në shekullin e 20-të, kur Italia nën drejtimin e Musolinit e pushtoi atë, në pranverën e 1939. Historia e Shqipërisë mbeti e trazuar deri vonë. Ajo është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe në vitin 2014 u bë kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Që prej kohësh ka një ndikim të kuzhinës italiane në kuzhinën shqiptare? Asnjë surprizë. Një piceri shqiptare? Sigurisht.
Por “4 Stelle” është disi më shumë se kaq. Kjo është ajo që ne në Amerikën e Veriut mendojmë si një “trattoria” (tavernë): e lirë, joformale, e specializuar në pjatat italiane jo vetëm në pica. Mendoni për makaronat, sallatat dhe sanduiçet.
Familja Kaci në vitin 2010 themeloi një restorant të suksesshëm me të njëjtin emër në Shkodër, një qytet me origjinë në epokën e bronzit. Pranë plazhit të Velipojës, në Adriatik, ishte një biznes dytësor, ku kryesori ishte një shërbim i suksesshëm i marrjes me qira të makinave, i krijuar nga z. Kaçi senior (babai i familje).
“Pizzeria 4 Stelle” nuk i referohet vetëm cilësisë së ushqimit, por ishte gjithashtu një shenjë për katër fëmijët e vegjël të Kaçit në atë kohë. Mjaft parashikues.
Edhe pse të suksesshëm në Shqipëri, të afërmit që kishin emigruar në Kanada “i bënë shenjë” familjes që të bashkohej me ta. Kur një vajzë, e cila kishte tërhequr vëmendjen duke luajtur për Kombëtaren shqiptare të basketbollit, iu ofrua një bursë në një akademi basketbolli në Kanada, tërheqja u bë më bindëse.
Më i madhi, Kejdio, tashmë ishte joshur dhe ishte regjistruar në inxhinieri në Universitetin Ryerson. Djali tjetër, më i vogli, Kevin, kishte tërhequr vëmendjen pasi kishte një talent të jashtëzakonshëm për pianon. Me mësues Aleksandër Jakova, një pianist dhe mësues i shquar shqiptar, atij iu ofruan mësime të mëtejshme këtu në Kanada.
Joshja e Kanadasë tani ishte e parezistueshme. Z. Kaçi shiti të dy bizneset dhe e gjithë familja u bashkua këtu në vitin 2020. Basketbollistja tani është me bursë në Universitetin Perdue. Kleidio do të diplomohet si inxhinier elektrik këtë pranverë. Një vajzë e dytë është në klasën e 11-të në Shën Thomas Aquinas. Edhe ajo ka luajtur për skuadrën shqiptare (në moshën 15 vjeçare).
Ajo pret të ndjekë hapat e motrës së saj për një bursë universitare basketbolli dhe ndoshta një diplomë biznesi. Kevin, 12 vjeç, po studion për piano në Konservatorin Mbretëror të Muzikës nën kujdesin e pianistes së njohur Megan Chang, të zgjeruara nga mësimet javore nëpërmjet Zoom me z. Jakova.
Zonja Kaçi është shefe e kuzhinës në “Piceri 4 Stelle”. Restoranti ishte i suksesshëm pavarësisht “erërave të kundërta” Covid. Janë punësuar edhe kamarierë shtesë. Verën e kaluar, u hap një oborr spanjol në bregun e liqenit. Tavolinat ishin përgjithësisht plot, duke folur për cilësinë e ushqimit.
Këtë dimër, është shtuar kapaciteti i ndenjëseve të brendshme dhe është instaluar një bar për ulje. Po bëhen plane për një vendndodhje të dytë, ndoshta në Port Credit. Pas kësaj? Qielli duket të jetë kufiri për këtë familje shumë të arrirë.
“Pizzeria 4 Stelle” është një përvojë me pesë yje. Humbja e Shkodrës është fitimi ynë. Jemi me fat që familja Kaçi zgjodhën Oakville. /Përshtati dhe përktheu ShkodraWeb/