Kujtime Nurja ishte vetëm 25 vjece kur mësoi se ishte e prekur nga kanceri i gjirit. Ajo thurtë ëndrra, ndërsa Shqipëria sapo kishte dalë nga një vit i mbrapshtë si 1997-ta, informacioni ishte i pakët dhe shëndetësia thuajse në kolaps.
“Ka qenë viti 1998, viti tmerrshëm .Tre, katër ditë, pasi kisha mbushur 25 vjeç diagnostifikohem me tumor në gji. Nuk i them kancer, sepse e kam frikë këtë fjale. Dhe pas 3 muajsh më operojnë 2 herë. Në atë kohë nuk kishte informacion.”
23 vite pas asaj lufte të vështirë, jeta do ta sfidonte sërish Kujtimen, e cila 3 muaj më parë zbuloi se ishte sërish e prekur nga kanceri.
“Por prapë pas 23 viteve diagnostifikohem me një tumor tjetër, edhe më të tmerrshëm në tru. Por këtë herë nuk them që mungon informacioni. Por mungon neglizhenca jonë. Ne neglizhojmë dhimbjet e trupit. Përtojmë të shkojmë te doktorët, edhe pse i kemi shumë të mirë.
Mendojmë se hajt se tash po kalon, nuk ka më kohë: hajt se tash po kalon. Mos neglizhoni asnjë dhimbje, shkoni te mjeku. Koha ke ec, nuk ka më mundësi, nuk ka nevojë pse me vdek, ose pse me shku te kimioterapia kur mund të shërohemi me pak gjë, nëse e identifikojmë në fazën e hershme.”
Oficerja e Policisë Gjyqsore, Fatmira Vata, e zbuloi 4 vite më parë se ishte prekur nga sëmundja që më herët I kishte marrë shoqen e ngushtë. Tregon se e përballoi e vetme çdo gjë, pasi shëndetësia shqiptare siç thotë ajo, të lë në rrugë. Madje nuk heziton t’i rrefeje fjalët që i tha ministres së shendetësisë Ogerta Manastirliu.
“Ka qenë qershori i vitit 2018 kur u dignostifikova me kancer. Por unë vura re një gjë të rëndë te gjiri i majtë. U shqetësova, shkova në spitalin e Shkodrës. Më vjen keq ta them, por më thanë nuk është asgjë dhe më dhanë antibiotikë. Mirë po duke qenë se unë këtë histori e kisha dëgjuar nga një mikja ime, e cila humbi jetën nga kanceri.
Duke marrë shkasë nga kjo, unë shkova në një spital privat, u diagnostikova dhe me thanë se isha me tumor. U frikësova, por të nesërmen thashë që duhet të luftoj për fëmijët e mi. dhe e kam përballuar me shume kurajë. Kam bërë kimioterapi, famijlen e kam pasur shumë afër, më kanë mbështetur dhe miqtë.
Dua të them se nga shëndetësia jonë bëhet shumë pak për gratë. Nëse në tërë botën i ofrohet grave mundësia e një proteze për të rikuperuar gjirin që ke hequr, këtu nuk ndodh asnjëherë. U detyrova bëra operacioni te privati. I kërkova Manstirliu të më kthejë detyrimet që kam derdhur në shtet për 36 vite. Ke të drejt më tha por kështu funksionon.
Ata që kanë frikë të shkojnë të vizitohen, u them se është shumë më e frikshme kur merrni vesh se jeni me kacer gjiri. Është shumë më mirë me shku me e parandalu, se sa të trajtohesh me kimioterapi. Ka kosto, shqetësohet familja, flokët që bien. Është një luftë që do shumë kurajë, shumë mbështetje. I bëj thirrje grave të shkojnë të vizitohen dhe institucioneve të mbështesin gratë. Mos kujtohen vetëm 1 muaj, por të kujtohen tërë vitin.”
Rrëfimet e dy grave që guxuan dhe sfiduan sëmundjen e rëndë, erdhen në ekspoziten fotografike “Unike” të qendrës “Hapat e Lehtë” me fotografët, Iden Temali dhe Arjola Dumen. /OraNews.tv/