Festat e fundvitit janë një periudhë kur solidariteti në mes shqiptarëve, duhet të ndjehet më shumë. Sidomos shtresat në nevojë, është e domosdoshme të mbështetën.
Me këtë synim, dy persona, Alfred Përgjoni dhe Admir Lufi, kanë shlyer (paguar) të gjitha borxhet e akumuluara në një dyqan në Luf- Qerret të Pukës. Gjestin shumë human, e ka bërë publik Bashkia Pukë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook:
Sa shumë nevojë kemi për shembuj si ky i Alfredit dhe Admirit. Bashkia Pukë falenderon përzemërsisht Alfred Përgjoni dhe Admir Lufi.
Ata me rastin e festave të fundvitit çliruan nga borxhet në dyqanin e fshatit bashkvendasit e tyre në njesinë administrative Luf- Qerret. Është bukur kur bijt tanë edhe pse në emigracion kthejnë koken nga vendlindja.