Dita e sotme është e fundit e fushatës për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë Shkodër. Orët e fundit janë mjaft intensive për kandidatët. Bardh Spahia i “Shtëpia e Lirisë”, është takuar e ka bashkëbiseduar sërish me të rinjtë.
“Frymëzimi i fushatës tonë kanë qenë të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës. Pas Fitores tonë me 6 mars, ata do të jenë motivimi ynë i përditshëm, një krah i fortë për të ndryshuar Shkodrën e Shqipërinë.”, shkruan kandidati Spahia në një publikim në Facebook.
Ditën e sotme, “Shtëpia e Lirisë” mbyll zyrtarisht fushatën në Shkodër, me një miting në pedonalen kryesore të qytetit në orën 17.00, me pjesmarrjen edhe të ish- kryeministrit Sali Berisha.
E nesermja, është dita e “heshtjes zgjedhore”, moment reflektimi për të gjithë votuesit para ditës së diel, 6 mars 2022, ku do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës.