Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së: Banorët në Velipojë e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose krīmīnelēt ose ndryshimin.
Përballë harresës 8 vjeçare të kësaj qeverie në ikje, banorët e fshatrave Baks, Rrjoll, Luarz, tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur programin e Partisë Demokratike.
25 Prilli është dita që me votë, banorët në Velipojë do të votojnë për programin e zhvillimit ekonomik, programin që ul papunësinë dhe frenon emigracionin.
Fshatrave të braktisur të kësaj zone duhet t’i kthehen bijtë e saj! Kjo bëhet e mundur duke mbështetur Partinë Demokratike me #25Prill dhe duke marrë pjesë masivisht në votime!