Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që stadiumet të hapen plotësisht dhe të mos ketë më kufizime. Institucioni i futbollit, i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke bërë kërkesën zyrtare që të mos ketë më kufizime në impiantet sportive në vend për spektatorët.
Sipas normativave ligjeve aktuale, në stadiume lejohet prania e tifozëve në 30% të kapacitetit të impiantit. Por FSHF në shpresën e saj kërkon që çdo kufizim të hiqet.
Ajo e ka marrë këtë hap duke kujtuar se sa i rëndësishëm do të ishte si për klubet shqiptare të pranishme në kompeticionet ndërkombëtare, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare që ka në muajt e ardhshëm ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit.
“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të shtatorit.
Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, shkruhet në kërkesën e FSHF.