Federata Shqiptare e Futbollit ka denoncuar sot ndërhyrjen politike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Përmes një komunikimi për median, Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, ka publikuar bisedën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë me anëtarët e shoqatës vetëm pak orë para nisjes së punimeve, duke bërë kështu një ndërhyrje skandaloze të politikës në çështjet që i takojnë komunitetit të futbollit. Në këtë takim kryebashkiaku duke iu drejtuar të pranishmëve me fraza shumë të rënda dhe fjalori prej një rrugaçi dhe një të forti lagjeje, në disa momente dhe si prokuror.
Në poshtë, edhe deklarata për shtyp e Drejtorit të Komunikimit në FSHF dhe zbardhja e bisedës së kryebashkiakut Veliaj me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë:
DEKLARATA E PLOTË E FSHF- së
Ju falënderoj që keni ardhur në këtë konferencë për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç ju e dini sot në orën 15:00 në këtë sallë që është bërë gati do të zhvillohen punimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara kësaj Asambleje në mënyrë të beftë dhe shumë të papritur për ju, por jo për ne, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë ku mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës i është bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë dhe ne do t’ua vendosim në dispozicion të gjithë mediave në vend materialin audio të plotë prej 27 minutash. Duke qenë se përfaqësuesit e medias nuk patën mundësi dje ta ndiqnin takimin në sallë, sepse u larguan me forcë siç e pamë nga pamjet filmike.
Përpara se t’ju vendos materialin audio në dispozicion, do t’ju them se i gjithë materiali ka fraza shumë të rënda dhe fjalori është i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, fjalor prej një rrugaçi dhe një të forti lagjeje, në disa momente dhe si prokuror.
Disa prej këtyre akuzave janë si më poshtë:
1 – Nesër do mblidhemi ke Parku Olimpik dhe do shkojmë te federata Shqiptare e Futbollit dhe t’i bëjmë shurrën në shtëpinë e tyre.
2 – Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por Jezusi e Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin dot luftën time.
3 – Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë për t’ia nxirë jetën këtyre, me Prokurori dhe me SPAK. Tani edhe të duam të tërhiqemi ne, sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje.
4 – Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll.
5 – Po mir mër Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të mirënjohur, Sulejman Mema, i cili është aktualisht kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë), që qesh me mu tani, po si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi k*qet dhe të sillesh si rrotë k***, duke qenë çun futbolli tërë jetën?
Ky është fjalori i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe unë ju kërkoj ndjesë për këtë fjalor, që nuk është pjesë e fjalorit tim.
6 – Ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona.
7 – E di që e kanë bërë disa veta këtë gabim (kjo është akoma më e bukur, sepse bëhet, noter, gjykatës, prokuror), sot do keni edhe juristin, edhe noterin, është edhe noteri këtu. Është noteri në fund të sallës? Po. Dy noterë dhe do firmosim. Çdo gjë që është firmosur deri tani, nuk vlen. Hyn në fuqi sot, kemi noterin aty, çdo gjë tjetër që ata mund ta kenë marrë firmën, nuk vlen. Dhe votat tona janë këtu sot.
8 – Mbasi të shpartallojmë Tiranën (nuk e di nëse e ka për botën e futbollit, sepse kjo është e paqartë, pasi qytetin e Tiranës e ka shpartalluar, fusha futbolli nuk ka më, janë vetëm pallate), pra pasi të shpartallojmë Tiraën do të ikim qytet më qytet.
9 – Jam Kryetar Bashkie, dua të kontrolloj shtëpinë time, futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time.
10 – Ju do mbështesni në bllok kandidatin Eduard Prodani.
Pra, dua t’ju bëj me dije se me b*le hekuri Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë do të zhvillojë punimet e saj në orën 15:00. Media është e ftuar të mbulojë pjesën e parë dhe jeni të lutur të mbulponi çdo aktivitet dhe çdo komunikim të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Zbardhja e bisedës së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anëtarë e SHRF Tiranë
Shumë faleminderit për prezencën sot. Është dhe jashtë mase se është ditë e diel, ditë për të ndejt me kalamajt, me familjen, bashkëshortët por nuk do ishim mbledhur sot, edhe unë i pari nëse nuk do e kishim menduar që kjo është gjë shumë e rëndësishme. Një nga arsyet që më ka sjellë sot është edhe një kritikë nga të gjithë ju, në mos nga të gjithë, nga shumica prej jush që më keni thënë “Lali i ke bërë gjithë gjërat, vetëm te ne nuk je përfshirë, nuk ia ke dalë”. Të jem i sinqertë, këto 6-7 vite ka pasur shumë drama qyteti, ka pasur situate, pandemia, tërmeti, shkollat, kopshtet, çerdhet, sheshi, liqeni, ujësjellësi, domethënë drama pafund. Një pjesë e gjërave kanë shkuar në vendin e vet. Qytetit i ka marrë punët për mirë. E mendova edhe si aksioner i Tiranës, aq sa kemi, 34%, por edhe si pronar i shumicës së terreneve të shoqatave, nuk mund të rrija indiferent.
Unë e kuptoj që ka ca njerëz që thonë “duan të na kompleksojnë”. Vetë nuk kanë kompleks kur futen në fushatë, kur nxjerrin Kombëtaren në fushatë, kur shkojnë pas një deputeti, kur shkojnë pas një partie, vetë nuk e kanë problem, por ne po guxuam ata kanë kompleksione dhe thonë po merren këta, po futet politika. Unë them se kur je aksioner i shtëpisë tënde, duhet të flasësh për shtëpinë tënde dhe kur je pronar i një pjese të shtëpisë tënde, duhet të flasësh për shtëpinë, kështu që unë kam vendosur të flas sot. I keni parë dhe lajmet gjatë ditës. Kjo histori ka kaluar dhe kufijtë e Shqipërisë dhe do merren edhe disa njerëz të tjerë, që edhe po të duam ne të ndalojmë sot, edhe ne të themi stop të gjithë, do bëhemi dele dhe do dorëzohemi për një mandat të gjashtë, edhe po të duam nuk e bëjmë dot se ka ikur nga dora jonë, kështu që pyetja është: ‘Jemi burra? Kemi fuqi? Kemi moral? Na skuqet fytyra kur shkojmë në shtëpi? Kur takohemi me fëmijët, kemi një lloj sedre? Fëmijët që kemi do I kthejmë në gjeneratën tjetër që shkon mish për top për këta apo do I dalim për zot? Them që ka ardhur koha me I dal zot. Në qoftë se ka burrni në këtë sallë, në këtë dhomë, në gjithë këta njerëz, duhet ta tregojmë nesër. Ky takim është takimi që bën çdo skuadër te dhoma e zhveshjes. Mblidhet skuadra te dhoma e zhveshjes dhe thotë “fitoren e kemi në fushë”. O të dalim me mentalitet fitues dhe të luajmë në skuadër ose na marrin përpara ata të tjerët. Kjo është tamam dhoma jonë e zhveshjes, për punët e qytetit dhe mbarëvajtjen e qytetit. Jemi në këtë sallë për 40 vota. 40 vota nga 54 ose 56 që janë nesër, që çfarëdo që të bëjë ai, ne jemi 40 vota, 40 burra. Sigurisht nuk kanë ardhur dhe drejtuesit e shoqatave, që ndoshta kanë votuesin në krah ato, këtu jemi të paktën në këtë sallë 40 burra, 40 vota. 80 burra për 40 vota. Unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, jo më një shoqatë futbolli. Po të kem 40 burra që janë burra. Këtu pyetja nuk është çfarë do bëjmë. Unë e kam marrë përsipër, unë i kam dalë ballë, unë i kam thënë që mua më ke përballë. I thashë dhe …….. sot, unë jam përballë. Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë, se ti nuk mund të vjedhësh te fëmijët, ti nuk mund të bësh zyra te ….., ti nuk mund të besh Bentley me lekët e ___, ti nuk mund të blesh shtëpi me lekët e Mayfair në Londër me lekët tona dhe të…… Nuk ka mundësi, se e di që ne kemi dele dhe është turp për vete të thotë që ……………. Enver Hoxha ndejti gjatë por mandati i gjashtë, Saliu dy mandate dhe një President, tre, Fatos Nano dy mandate, pesë, ky gjashtë. Seriozisht?? I bie që ne jemi dele. I bie që ne gënjehemi me 250 mijë lekë, domethënë ndonjë për 2 milionë, por një prej nesh me 250 mijë lekë. Po pse, po pse?
Tako dhe atë ……….., tha o vëlla që kur kaluam ………., që kur ikën ata që vidhnin shapkat e konvikteve, po luajmë sumo. Mora ………. në Uzbekistan, Luiza është tani në Kenia, Izmiri është tani në Itali. Po mirë mo ne i kemi kushtet dhe kur janë këto mundësi për të bashkëpunuar, e kemi bërë. Çfarë kushtesh duhen të tjera? *** Hë se flasim kështu me zë, po hë / probleme me mikrofonin në sallë**
Harxhuam 2 milionë euro te fusha që kanë këtu në Laprakë, ata e kishin bërë për pallat. PVD1, PVD2 do ikte fusha. I dhamë shpronësim, kthyem fushën. Kush punon në Kombinat e di që aty ku kemi hapësirë, edhe shkollat, ne i kemi këto mundësi, por nuk ia jap dot lekët e taksave një hajduti. Nuk ia jap dot lekët e taksave një hajduti. Nuk e bëj dot, nuk ma bën zemra. Edhe në modelin olimpik, ikën hajdutët, i shkuan lekët sportistëve dhe e kemi ………. si sport. Kështu që po ju them, kush nuk ka provuar këtë qytet, disa mund të keni votuar, disa nuk keni votuar, nuk ka problem, por secili e di që në këtë qytet punët kanë shkuar mirë. Shtëpia që ke sot, vlen pak më shumë se para 6 viteve, se është rritur prona me 10-15% çdo vit. I vetmi ishull që ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli, jo si aksioner i Tiranës por si drejtues i qytetit, në qoftë se në shtëpi rri një familjar, kemi një dhomë në shtëpi dhe nuk futemi, po nuk jemi më zot shtëpie, nuk jemi më. Si mund të ketë një dhomë në këtë shtëpi të madhe të Tiranës që ne nuk kemi akses? Që ne nuk kemi akses?? E rrimë si dele aty. Një pjesë e juaja e di që keni ulur kokën, sepse padashje keni dhënë delegim të kotë, se nuk e dinit që filmi ishte “t’ja jap shoqatave se nuk e kanë mendjen në mësim”. Nuk ka asnjë problem, prap jemi 40 vota. Nuk ka asnjë problem. E di që dikujt ia keni dhënë që nuk ka lidhje fare me ne dhe nuk është fare këtu sot, që është zari i atyre, por pyetja është a kemi këtë burrni, ta marrim shtëpinë tonë? Pastaj është shumë, pas 20 viteve, 5 mandateve, nëse ky grup nuk e bën këtë punë mirë, punë e madhe se të paktën e mësuam se si rrëzohet sistemi dhe e rrëzojmë prapë, se kushdo që të vijë pas, ne jemi për Ed Prodanin, por edhe Prodani, Shako, kushdo të vijë pas, tani që ne dimë si të organizohemi, asnjë nuk është i pandryshueshëm. Ata mendonin që ishin të pavdekshëm. Ata mendonin që nuk kishte FBI, që nuk kishte DEA, që nuk merrej njeri me kontrollin, nuk merrej njeri me shitjet e ndeshjes, që nuk merrej njeri me kartonat që trafikoheshin, që nuk merrej njeri me borxhet që bëhej pastrim parash.
Po tani që janë futur të gjithë këta njerëz që po merren? Do jetë mësim për këdo tjetër.
A vë unë dorën në zjarr për këta të dy, kurrë në botë nuk e vë dorën për veten time, por ligji, edhe për lali Erin thotë, çdo letër higjienike me faturë, çdo kovë asfalt me faturë. Pra, unë mund të jem më i poshtri, po vetëm fakti që ekziston një sistem që e kontrollon kryetarin e bashkisë, nuk ke nga e luan bythën, se të vjen KLSH, të vjen auditi, të vjen SPAK-u. Çfarë është ky ishull që nuk i vjen asnjeri? Ishull i pavarur, San Marino në mes të Shqipërisë, që nuk e prek njeri me dorë. Po nëse organizohemi, çdo tjetër, po gabove po nuk na shërbeve dhe po nuk na u përgjigje dhe po nuk i solle lekët këtu siç i ka sjellë UEFA dhe FIFA, atëherë do ikësh edhe ti. Se kur ia dhanë leksionin atij që mendonte që ishte i pathyeshëm, të tjerëve ua japin e ua japin. Ky është parimi. Po ju flas si vëllezër. Me zemër në dorë, unë nuk kam interes, unë nuk luaj futboll prej vitesh. Nuk kam as moshë, nuk kam as kohë. Djali im është tre vjeç, nuk jam këtu që të fus çunin. Nuk kam lidhje fare fare. Ditë e diel sot, kam plot kumri në qytet. Por unë them që këtë duhet ta zgjidh. Se është karshillik shumë i madh që i bëhet këtij qyteti. Mos të zgjidhim një banalitet ku mer delegatët, mer …. Hajde firmose këtë sikur, se duhet të mbarojë kshu. Dhe unë po them, e kemi për dinjitetin tonë, nuk e kemi se kemi inat me ata, e kemi se duam këtë vend. Duam ata 100 kalamaj që secili ka marrë përsipër, të ketë një lloj idealizmi, të ketë një lloj besimi, të mendojë se do bëhet një ditë si Ronaldo. Po nëse ata mendojnë që tani që ky pastron këto lekë, dhe çdo gjë duhet të jetë GO Tech-u, Eco Market, AIBA, Supersporti, çdo gjë një familje. Po prit o burrë, se do hanë të gjithë. Do jetojnë të gjithë. Po si mund të jetë çdo gjë në një familje, si mundet?
Dhe jeni të kënaqur me një lëmoshë, e më dha 250 mijë lekë, më bëri trajner të moshave, më dha një fugon, më dha një biletë. Po talleni mo? E kemi në dorë vetë. Po pse të bëhemi lypsa të futbollit, ne duhet të jemi zot të futbollit. Kjo është shtëpia jonë, është Tirana dhe problemi i këtij është që nëse kryetari i bashkisë apo kryeministri shkon të votojë, zgjedhësit zgjedhin udhëheqësin. Ky i zgjedh vetë zgjedhësit dhe thotë, ky nuk më pëlqen, ky nuk më pëlqen, do votojnë ata që pëlqej unë. Ou? Çfarë demokracie është kjo. Kështu që çuna.. që të shkonte si cjapi te kasapi. Kemi një javë a dy javë që merremi me këtë punë dhe ne nuk shkojmë si cjapi te kasapi. Sot dhe njerëzit që më kanë thënë personalisht që o vlla, as nuk e merrja vesh si ishte ajo, kap firmos një gjë nuk kuptova, sot janë bo ….. se në këto dy javë na janë hapur sytë të gjithëve, mua të parit që s’merrja vesh fare nga kjo gjë, se dija fare, po për dy javë mu hapën sytë. E dini çuna, më mori … që parë. i thashë, unë deri nesër. Në qoftë se ai pret Tiranën nesër dhe 40 cunat e mi, unë nuk e di ku do dal. Thonë tironsit, ruhu nga robi i urtë. Robi i urtë duron sa duron por kur i vjen këtu (ndoshta prek hundën me gisht) plas. Kështu që i thashë thuaj shefit tënd, o të iki vetë pas Tiranës, ose ne nuk do ndalemi. Ne pas fitores në Tiranë do shkojmë qytet më qytet dhe do themi ‘’ne zara dhe dele nuk jemi’’, këto janë lekët e futbollit, nuk janë lekët e x-t.
Janë për futbollin, nuk janë për zyrën tënde. Nuk janë për vendin tënd, nuk janë për charter-in tënd, nuk janë për … nuk janë për Business Class-in tat, nuk janë për fëmijët e tu në Londër. Janë për futbollin, për çunat dhe për ato pak goca që luajnë. Kështu që unë e kam ndarë mendjen, po e keni ndarë mendjen edhe ju, më jepni një dorë nesër, t’i hedhim tuç ata, 8 me 2 dhe nesër ne dalim faqebardhë. E di si bëhet kjo? Shihni kë keni në të majtë, kë keni në të djathtë, janë skuadra jonë. Kjo është skuadra jonë, se po filloi secili këtu, unë kam xxx, ai ka xxx, po te ndeshja e fundit më rrafi Geri, ndeshja e fundit më rrafi Albani. O çuna, nuk është kjo për këtë muhabet. Ne pasi të fitojmë nesër, prapë do jemi rivalë se do ndeshemi, do keni skuadra, do kemi, se do kemi beteja të njëri-tjetrit që janë të këndshme për t’u pasur. Po beteja jonë kryesore është të fitojmë sistemin. Po të ketë sistemi fair-play, cic-micet tona.. se unë e di që këtu përveç se jemi shokë jemi dhe rivalë se secili do skuadrën e vet përpara, por kjo është tjetër temë. Ne duhet me fitu luftën me këta, pastaj betejat e vogla, i kemi më kollaj, se kur ka fair-play, secili kënaqet. Kështu që ju lutem me dorën në zemër, po keni burrni, po keni dinjitet, hajd ta marrim…. Kjo është një skuadër që 100 burra po them ne marrim Tiranën, jo më shoqatën, jo më një OJF. Vjen Sul Mema aty, ku di unë o vlla se ça firmosa. Po mir mër Sul, që qesh me mu tani, si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi koqet dhe të sillesh si rrotë kari, duke qenë çun futbolli tërë jetën? Po ça t’i bësh, është tredh, nuk ka më dinjitet tashi. Tani pyetja është, do shkojmë të hidhemi në erë, apo do themi, jo vlla ne i kemi bolet prej hekuri dhe ti nuk na e tredh dot, që të bëjmë edhe foto me kryetarin e bashkisë dhe të firmosim gjëra që nuk i lexojmë fare, që nuk di as anglisht. E kuptoni që po bëhet futbolli qesharak dhe figurat e futbollit po bëhen lolo.
Sa sakrifikojnë dhe kur nuk del llogaria, edhe dy vitet e Covidit. Dhe kur shikon që ti lekët e Covidit i bën zyra dhe Bentley, ti thu po prit mo vlla, prit se nuk ka kuptim. Po e keni këtë burrni, ne do shkojmë nesër aty bllok, do caktojmë Gerin, që të jetë le të themi si lider të skuadrës, se do një kapiten. Nuk po them që është lojtar më i miri, por një kapiten e do, që mos të ngrenë dorë, jeshile të kuqe aty. Ne nesër në rend dite, kemi vetëm kryetarin, kemi vetëm kryetarin dhe statuti thotë, dhe do bërtasim të gjithë nesër, nëse ti nuk i ke 2/3, ti nuk e ndërron axhendën. Dhe nëse keni firmos pa dashje, unë ju kuptoj se unë vetë nuk jam jurist. Edhe unë vetë po të isha, do thosha hë mo ai e kupto, Tirona eee.. do thosha, hë mo vari lesht se ku merrem unë me këtë punë. E di që e kanë bërë disa veta këtë gabim, sot do keni edhe juristin, edhe noterin, është edhe noteri këtu. Është noteri në fund të sallës? Po. Dy noterë dhe do firmosim. Çdo gjë që është firmosur deri tani, nuk vlen. Hyn në fuqi sot, kemi noterin aty, çdo gjë tjetër që ata mund ta kenë marrë firmën, nuk vlen. Dhe votat tona janë këtu sot. Ne nesër votojmë vetëm kryetarin, që është Ed Prodani. Pasi votojmë kryetarin, kryetari i ri të thërrasë për mbledhjen e re dhe nga 40 do të bëhemi 56. Se nuk do ketë njeri që do votojë delegatët e atyre të mangut. Kjo është fuqi. Se po shkuam nesër, ta fitojmë kryetarin, ata votojnë delegatët, ………. Dhe prapë do na bëjnë hilet që janë bërë 20 vjet. Dhe do na trajtojnë prapë si dele. Nesër, në bllok të gjithë, siç jemi këtu sot, vetëm kryetarin, rendin e ditës. Rendin e ditës do ta ndryshosh me 2/3. Nuk i ke 2/3, se ja ku janë 2/3 këtu sot. Për sa kohë 2/3 i keni këtu, mos e tradhtoni këtë skuadër, se do shkruhet historia e futbollit.
Dy mundësi janë për atë faqe të historisë, një mundësi është që data e nesërme të hyjë si dita që çliroi futbollin shqiptar ose dita e vdekjes së futbollit shqiptar. Këtë faqe mund ta shkruajmë vetë. E kemi vetë në dorë për ta shkruajtur. Po qëndruam nesër besnikë të kësaj situate, edhe votuesit edhe ata që janë të shoqatave që ndoshta nuk janë këtu, nuk është votues por është dashamirës i ndryshimit, nëse ne i qëndrojmë kësaj, ky film mbaron.
Dhe nesër ne votojmë vetëm kryetarin, fakti që ishte mbledhja në 9, e çuan në 11 dhe e kanë çu në 3 dhe janë duke iu lut gjithë qeverisë që t’i presi në takim nesër do të thotë që ka maru. Ata janë në ofensivë, në difensivë, ne jemi në ofensivë. Ata janë duke luajtur në mbrojtje, me ruajt portën, ne nesër shkojmë me i bo golin në shtëpi të tyre. Unë nesër do jem te parku olimpik. Ndeshja është në 3, siç jeni 100 burra këtu, 40 votuesve të tjerë, që janë anëtarë të shoqatave ose menaxherë, do takohemi te parku olimpik, te ndërtesa ngjit….. siç erdhëm sot me burrni, që i pa televizioni vetë, bashkë me atë Ylli Pasmaçiun, se tek Ylli do përfundojë kjo histori, do bëhen dy shokë, më mirë të na shohin të gjithë bashkë dhe të themi, po mo po, ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona. Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë. Jeni dakord?