Vllaznia eshte ankuar zyrtarisht ne Federaten Shqiptare te Futbollit ne lidhje me arbitrimet pas asaj çfare ndodhi ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes ndaj Partizanit.
Si rrjedhoje, ndoshta “per t’i mbyllur gojen”, sot Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se ka zgjedhur dy prej gjyqtareve te FIFA-s per ndeshjen qe ajo do te luaje ne oren 17.45 ndaj Kastriotit ne “Loro Boriçi”.
Keshtu, si gjyqytar kryesor per kete ndeshje eshte caktuar elbasanasi Enea Jorgji. Asistente te tij do jene dy bashkeqytetaret e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti ndersa arbiter i katert eshte laçiani Klodian Prenga.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete arbitri tjeter i FIFA-s, tiranasi Juxhin Xhaja, ndersa ne AVAR lezhjani Ridiger Çokaj. Vezhgues i arbitrave per kete ndeshje do te jete Mentor Sopjani ndersa delegat i Federates Lysien Nurishmi.
Ajo qe duan shkodranet eshte vetem drejtesi qe ne fakt nuk e kane patur ne shume ndeshje te ketij sezoni dhe shpresojne qe sot te jete ndryshe.