Me datë 05.05.2018, në orë 15:00, jemi njoftuar se në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe, pas nje konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.
Menjëhere janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç (vellezër).
Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes.