Dita e sotme ka qenë e veçantë për Benet Becin. Përveç impenjimeve të zakonshme në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit 2023, ai ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të promovuar kulinarinë në Shkodër.
Ai është shfaqur me miq dhe familjarë në një lokal që ka hapur dyert së fundmi, të cilit i ka dhënë hapësirë edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook. Në një publikim shoqëruar me foto, Beci shkruan:
“Fundjavë…mes miqsh e familjarësh, në një tjetër hapësirë që hapi dyert për ata që duan ta shijojnë Shkodrën edhe përmes shërbimit e kulinarisë. Ju shkoftë mbarë!”, përcjell mesazhin e tij kandidati i PS- së për kryetar i Bashkisë Shkodër.