NCA, Agjencia Britanike kundra krimit të organizuar, infiltroi një agjent të sajin brenda një grupi kriminal që dërgonte ilegalisht shtetas shqiptarë. Ky grup kriminal ishte gati të trafikonte 20 shqiptarë çdo muaj nga Europa drejt Anglisë. Si pasojë e oficerit të infiltruar u arrestuan tre persona mes tyre edhe një shqiptar.
Oficeri i infiltruar në rolin e shoferit në vend që të dërgonte 6 shqiptarët në këtë udhëtim, drejt Anglisë i dorëzoi ata tek policia belge pjesë e operacionit. Gjatë muajt mars 2017 shtetasit britanik Scott Downie, dhe Anthony Corkoviç, nisën të planifikonin sjelljen e emigrantëve shqiptarë ilegalisht drejt Anglisë kundrejt shumës 2000 stërlina për transportin e një personi.
Transporti i emigrantëve ilegal do të kryehej nga Oostkamp në Belgjikë drejt Anglisë. Ky grup kriminal udhëhiqej nga shtetasi shqiptarë me banim në Londër Jetlind Gjyriqi, i cili u deklarua se mund të trafikonte çdo muaj 20 shqiptarë drejt Anglisë. Shumica e tyre të dëbuar nga Anglia por tentoni të riktheheshin përsëri.
Gjyriqi u rregjistrua nga agjenti i infiltruar të thoshte se ai trafikonte vetem Shqiptarë mes tyre gra edhe fëmijë. Dy britanikët dhe shqiptari pranuan akuzat perpara gjykatës së Mancesterit për trafik të qenieve njerëzore. Downie dhe Corkoviç u dënuan me nga 7 vite burg ndërsa Gjyriqi me 5 vite e 2 muaj.