Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në Kukës, në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit.
Burimet thanë se janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Wolsvagen”, me drejtues shtetasin P.Sh, banues në Kukës, me mjetin tip “Benz-fugon”, me drejtues shtetasin A.D., banues në Kukës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Wolsvagen”, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.