Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër; Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS- së për Qarkun Shkodër; drejtuesit vendorë të PS- së, kanë zhvilluar një takim me grupin e kandidatëve për këshilltarë bashkisë.
Në publikimin në faqen e tij zyrtare në Facebook, të shoqrëuar me foto nga takimi, kandidati Benet Beci përcjell edhe mesazhin e tij si më poshtë:
“Me kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak. Është takimi i parë të gjithë bashkë, drejt një fushate ku propozojmë program e plane konkrete për zhvillimin e bashkisë.
Secili prej tyre me aftësitë, përvojën dhe motivimin për të qenë aktiv e të dobishëm në ndërtimin e Shkodra pozitive. Na shkoftë mbarë!”, shkruan Benet Beci.