Vllaznia eshte mundur me rezultatin 0-1 mbremjen e sotme ne Limasol nga AEL-i vendas. Nje gol i sulmuesit Schepovic ne minutat shtese te pjeses se pare, i ka dhene fitoren e ngushte vendasve.
Ne kampin shkodran duken te kenaqur me kete rezultat, ndonese eshte humbja. Arsyeja eshte e thjeshte: Skuadra sonte ka patur shume probleme te cilat nuk jane bere publike.
Nje pjese e mire e lojtareve por edhe pjestare te stafit teknik nuk kane kaluar nje gjendje te mire shendetesore ne prag te kesaj ndeshje. Nuk eshte e qarte nese jane helmatosur nga ushqimi apo thjesht ka qene ndonje viroze qe u ka krijuar probleme.
Si rrjedhoje e tyre, sulmuesi Ardit Hoxhaj nuk ka udhetuar fare drejt stadiumit, por ka qendruar ne hotel sepse gjendja e tij shendetesore ka qene aspak e mire.
Por nga ana tjeter, mbremjen e djeshme ka qene mesfushori Jonuzi qe ka shfaqur probleme dhe stafi mjekesor i Vllaznise e ka vendosur ne serum.
Pas tij ka qene Latifi qe ka shfaqur probleme dhe ai ka perfunduar ne spitalin e Limasolit paraditen e sotme i shoqeruar nga mjeku Coba.
Perpos tyre, shqetesime kane patur edhe Adili, Krymi, trajneri i portiereve Lekiqi dhe ndonje tjeter, megjithate ia kane dale qe te gjithe ata te jene ne ndeshje dhe te japin me te miren.
Ne keto rrethana, duke i menduar te kaluara keto probleme dhe faktin qe ndeshja e kthimit do te luhet ne Shkoder, shpresat jane te medha ne permbysjen e rezultatit 1-0 te ndeshjes se pare.