Armando Broja e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij te skuadra e Viteshes, ku do të luajë i huazuar në sezonin e ti nga Çelsi. Ditën e djeshme, Viteshe barazoi në kampionat 2-2 ndaj Den Hag, ndërsa trajneri vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore me lojtarët që nuk mundën të aktivizoheshin ditën e djeshme.
Në këtë situatë, një ekip i kombinuar i Viteshes luajti me rezervat e skuadrës tjetër holandeze, Ahed Igëlls. Pikërisht në këtë ndeshje u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili luajti ndeshjen e parë me këtë ekip.
Shqiptari spikati në këtë ndeshje, teksa realizoi dopietë në minutat 72 dhe 84.