Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni i Artificial i Tiranës vetëm pak minuta më parë. Mësohet se një person është mbytur teksa është futur në ujë për t’u freskuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe një ekip i polumbarëve për nxjerrjen e trupit të pajetë. Ka qenë qytetarë të rastësishëm të cilët pasi kanë konstatuar trupin që pulsonte në ujë, kanë njoftuar menjëherë policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. /REPORT TV/