Gazetari Robert Rakipllari komentoi një sondazh lidhur me punën e ministrave të qeverisë Rama 3, ndërsa ka cilësuar si dështim ministret Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali. Ai tha se ato thuajse nuk ekzistojnë fare.
“Dështimi më i madh i kësaj qeverie janë emrat e rinj që ka marrë aty, Bora Muzhaqi, Edona Bilali.
Janë ministre gafiste që nuk kanë sjellë asgjë të re, as nga pikëpamja e PR, as nga efektiviteti. Ato nuk ekzistojnë fare, dalin në publik dhe bëjnë ndonjë gafë.
Nga pikëpamja e performancës publike ministri duhet të jetë përfaqësues politik, imazhi i qeverisë, përfaqëson diçka.”-tha Rakipllari.