Gara për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike po shkon drejt fundit. Për postin e lënë nga Belind Këlliçi, në garë janë 6 kandidatë, të cilët kanë patur mundësi të shpalosin alternativat e tyre në takimet që kanë organizuar deri tani.
Tashmë gara ky hyrë në një fazë tjetër, edhe ajo mjaft e rëndësishme. 6 kandidatët, edhe për të përcjellë frymën e bashkimit mes të rinjve demokratë, kanë nisur takimet zyrtare të gjithë bashkë. Ndalesa e radhës është pikërisht Shkodra.
Në një publikim në faqen e tij në Facebook, Arvit Bushati, kryetar i FRPD- së për Shkodrën, njofton të rinjtë për takimin që është planifikuar të zhvillohet në Shkodër këtë fundjavë.
“Nesër datë 25.09.2022 ora 19:00 pranë salles ‘Hotel Turizëm’ ftojmë të gjithë të rinjtë në një bashkëbisedim me gjashtë kandidatët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike së Shqipërisë.
Të rinjtë janë e ardhmja, shpresa e frymëzimi i një vendi me parime demokratike.”, thuhet në ftesën njoftuese që Bushati ka për të rinjtë demokratë të Bashkisë së Shkodrës e më gjërë. /ShkodraWeb/