Ish- deputeti i Shkodrës Selami Jenishehri, është rikther sërish në vëmendje. Edhe pse ka lënë mandatin rreth 2 vite më parë, ai vijon të shpalosë aftësitë e tij si trajner i futbollit. Madje këtë herë, kërkon ti sherbejë Kombëtares kuqezi.
Jenishehri, i ka dërguar një letër presidentit të FSHF- së Armand Duka, duke i kërkuar ti japë mundësi të stërvisë për disa ditë futbollistët e Kombëtares, duke dhënë si garanci suksesi fitoren e ndeshjes me Çekinë.
Duket se kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, i cili hyri në Kuvend pasi opozita PD+LSI dorëzuan mandatet në fillim të vitit 2019, e ka marrë me shumë seriozitet propozimin e tij. Më poshtë, teksti i letrës që i ka dërguar Dukës sëFSHF- së.
I nderuar z. Armando DUKA
President I Federates Shqiptare te Futbollit.
Une qe ju shkruaj, jam Selami JENISHEHRI, trajner, anetar nderi I klubit “VIlaznia” Shkoder, ish keshilltar I trajnereve te ekipit kombetar, por edhe te trajnerit te ekipit tone kombetar per femra, dhe deputet i kuvendit te shqiperise se Legjislacionin e IX te tij.
Ne kete pozicion kam be nje studi qe I ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo Iloj stervitje eshte esperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera.
Trajnera te federatave evropiane kur jane vene ne dijeni per kete stervitje dhe me to kemi krahasu kete me ate qe thuhet nga FIFA qe eshte me e mira ne bote nga votimi i drejtorave teknike te tan federatave te FIFA – s. Keto trainere kane thene se stervitja ime eshte me e mire se ajo qe di FIFA sot per sot.
Meqe ndeshja Shqiperi – Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshie une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen shqiperi – Ceki, sepse kjo stervitje I ben futbollistet te dine te driblojne 2 – 3 lojtare rresht kur kane kundershtar para dhe kur kundershtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka cfare i ben) do te jene teper lart ne saktesine e gjuajtjes me koke, do te jene super bombarduese e super te sakte ne pasime e gjujtje, do te jene mbrojtes te pakalueshem kur te mesojne rregullat e stervitjes sime, ku gjithshka eshte e re per literaturen boterore te futbollit.
Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise de kualifikimin e Shqiperise. Do dal qarte qe gjithshka qe di une eshte shume lart nga ato qe dine trajnerat e stafit te ekipit tone kombetar dhe loja e Shqiperise do te jete e tille sa nuk eshte pare ndonjehere e ndaj kam filluar ta shkruaj liber qe do te jete progress ne rang te literatures boterore te futbollit
Me respekt
Selami JENISHEHRI
Tirane, 20. 9. 2023
Tel: 069 63 59 505