Policia e Shtetit pritet të nënshtrohet ligjit të Vettingut. Projektligji që do të pastrojë Policinë e Shtetit nga korrupsioni është gati dhe tashmë pritet zbatimi i tij. Ky ligj i rëndësishëm do të nisë me 300 drejtuesit e policisë, me në krye Drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çako.
Më pas, kontrolli do të kalojë te punonjësit, ku janë rreth 12 mijë policë, të cilët do t’i nënshtrohen Vettingut. Uniformat blu do të kalojnë në sitën e Vettingut, ku kontrolli do të nisë me integritetin profesional për të shkuar deri tek ai pasuror.
Projektligji i Vettingut pritet të kalojë në Parlament, ku do të duhet shumicë votash për miratim. Pra, duhet konsensus mes mazhorancës dhe opozitës që të kalojë Vettingu dhe të nisë menjëherë zbatimin në Policinë e Shtetit e më gjerë.
Sa i përket ndikimit që do të ketë në polici është ende herët për të thënë që Vettingu do të sjellë largime në radhët e punonjësve apo drejtuesve.