Të parën e ka bërë kur Vllaznia u shpall kampion në vitin 1998. Të dytën kur ajo e përsëriti këtë sukses në vitin 2001. Të tretën e programoi për vitin 2021, por duket se do ta shtyjë.
E kemi fjalën për këngëtarin e mirënjohur shkodran, Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili. Ai ka bërë të ditur mbrëmë se ka bërë gati këngën e tretë por që në fakt nuk do ta publikojë derisa Vllaznia të shpallet kampion.
Kënga e re e cila është me muzikë të Andi Unazës dhe me tekst të Qazim Çelës, pritet të bëhet edhe klip sapo Bujar Qamili të kthehet në Shkodër. Megjithatë sipas tij, kjo këngë do të qëndrojë në arkivë derisa Vllaznia të shpallet kampione.
Ai ka zbuluar edhe refrenin e kësaj kënge:
Vllazni, Vllazni, sa i madh ky emër
Vllazni, Vllazni, ty të kena n’zemër
Jena ne, tifozët e tu
Vllaznia jonë kuq e blu