Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar Taulant Ballën si ministër i Brendshëm.
Taulant Balla u propozua nga kryeministri Edi Rama pas shkarkimit nga posti të Bledi Çuçit.
Propozimi i kryeministrit Rama për të emëruar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Brendshëm mbërriti në Presidencë rreth orës 14:00 të mesditës së të hënës (10 korrik).
Bledi Çuçi u shkarkua nga posti pas skandalit ku u përfshinë familjarë të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili është dorëhequr nga mandati.