Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Metasani kaloi një moment të vështirë shëndetësor, teksa iu nënshtrua një operacioni të polipeve në rrugët respiratore, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses.
Operacioni ka qenë i komplikuar, teksa ka zgjatur 4 orë. Si një luftëtar i vërtetë, Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës. Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.
ShkodraWeb i uron shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë kolegut dhe mikut të mirë të Shkodrës dhe shkodranëve, gazetarit Dëfrim Methasani…