Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje kushtet e sigurisë së tij. “Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”, ka thënë Hoxha. Nga ana tjetër, Hoxha ka thënë se Tahiri ka mbyllur vdekjen e Sokol Olldashit për llogari të Edi Ramës dhe të Sali Berishës. “Tahiri është i kërcënuar nga mazhoranca dhe jo nga opozita”, ka thënë gazetari Artan Hoxha.